Strakosha titullar, Lacio largon Marketin dhe Vargiç

Thomas Strakosha largon Federiko Marketin dhe Ivan Vargiçin nga Lacio. 22-vjeçari shqiptar, i cili rezultoi një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni jo vetëm te skuadra bardhekaltër por në të gjithë Serinë A i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij aq sa drejtuesit e Lacios kanë vendosur të prishin kontratat me dy portierët e tjerë që kanë në skuadër.

Sipas asaj që raporton Lalaziosiamonoi.it, presidenti Klaudio Lotito i ka dhënë OK-in, drejtorit sportiv Igli Tare për të larguar nga kryeqyteti italian, ish portierin e përfaqësues së kaltër Marketi dhe kroatin Ivan Vargiç, pasi edhe sezonin e ardhshëm ashtu si në pjesën më të madhe të sfidave të këtij edicioni titullar në portën e skuadrës bardhekaltër do të jetë Thomas Strakosha.

Në fakt 22-vjeçari i përfaqësues shqiptare do të ketë në krah një tjetër portier ekspert, të cilin Lacio do ta afrojë në këtë merkato por edhe ky fundit do të bëhet e pjesë e bardhekaltërve për të qenë zëvendësi i Strakoshës dhe për ta ndihmuar kuqeziun me eksperiencën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 25 paraqitje në total gjatë këtij sezoni mes Serisë A dhe Kupës së Italisë, talenti shqiptar ka fituar jo vetëm zemrat e tifozëve të Lacios, por edhe besimin maksimal të trajnerit Simone Inzhagit dhe drejtuesve të klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo paraqitje fantastike e Strakoshës në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit, ku portieri shqiptar evitoi një humbje me shifra shumë të thella për Lacion, do të kujtohet gjithmonë si nga sfidat, ku 22-vjeçari shqiptar u konfirmua se një portier me cilësi të jashtëzakonshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?