Strategji për të shitur talentet pas Makabit, Tirana pretendon rreth 1.5 milion euro
Tirana ka strategji të qartë për të ardhmen. Edhe pse në letër nuk kanë ndonjë shans të madh për të kaluar Makabi Tel Aviv, bardheblutë kanë në plan që t’i shfrytëzojnë këto dy ndeshje për talentet. Të shumtë janë lojtarët që janë vënë në “gjurmët” e klubeve të huaja, por sigurisht që drejtuesit duan që të përfitojnë sa më shumë prej shitjes së tyre.
Megjithatë, askush nuk ikën për pak parà. Për këtë motiv, klubi ka vendosur edhe “çmime” për kartonin e tyre. Gazeta zbulon se Tirana pret që të mbushë arkën, sidomos me 19-vjeçarin nga Kongo, të cilin nuk do ta shesë pa përfituar afërsisht 1 milion euro. Sakaq, për dy shqiptarët shuma do të variojnë mbi 200 mijë euro. Mësohet gjithashtu se destinacioni i radhës i Dokës mund të jetë Kroacia. Nuk dihen emrat e klubeve që janë të interesuara, megjithatë pas dy takimeve me Makabin do zbardhet gjithçka./panoramasport
KOHA JONË SONDAZH

