Suarez bën gati valixhet, dy klube kompletojnë ofertën
Sezoni 2020-2021 mund të jetë edhe i fundit për Luis Suarez me fanellën e Barcelonës.
Sulmuesi po shkëlqen në këtë sezon, por mosha e tij nuk e lejon që të qëndrojë gjatë në “Camp Nou”. Qershori i vitit 2021 është edhe ai i fundit të kontratës së tij me katalanasit.
E nga ky fakt, kërkojnë të përfitojnë dy ekipe. Bëhet fjalë për dy skuadra të Major League Soccer, me Los Angeles Galaxy dhe New York Fc që kanë gati ofertën për të. Në rast se pritet fundi i sezonit të ardhshëm, oferta që do të tundojë Suarez kanë karakter ekonomik, pasi për kartonin e tij nuk do të shpenzohet asnjë cent.
32-vjeçari ka qënë fantastik me paraqitjet e tij te Barcelona. Në 173 ndeshje, Suarez ka shënuar plot 137 herë, me rreth gjysmë goli për ndeshje.