Suarez: Messi ka vuajtur si unë për mënyrën se si më trajtoi Barcelona!
Një lamtumirë e destinuar që të mbetet në histori. Largimi i Suarez nga Barcelona nuk ishte një “divorc” i zakonshëm, pasi pas saj ka ngjarje të pazakonta, duke filluar nga tentativa për marrjen në mënyrë të parregullt të shtetësisë italiane dhe deri te trajtimi dinjitoz nga katalanasit. Me rastin e sfidave kualifikuese në Amerikën e Jugut, Suarez ju rikthye edhe njëherë temës së largimit duke rrëfyer marrëdhënien e veçantë që ka me Messin.
“Nuk u habita nga ajo që tha Messi, sepse unë e njoh shumë mirë. E di shumë mirë se çfarë dhimbje ka përjetuar. Njëlloj si unë. Mendova se mund të më largonin për shkak të modulit të lojës, por duhet të bënin një sjellje më korrekte ndaj meje. Kanë qenë vite të shumta dhe këtë situatë e përjetoi keq edhe ai. E shoh si mik që e di se sa vuan në këto situata.
Familja donte të më shihte të lumtur. Te Barcelona ndodhën gjëra të çuditshme. Stërvitesha veçmas vetëm për faktin se nuk do të luaja në ndeshje. Këto gjëra më bënë keq mua dhe familjes, duke më inkurajuar që të kërkoj një mundësi tjetër. Kur Atletico Madrid më kërkoi, nuk hezitova asnjë moment. Sigurisht duhet të përshtatem me gjëra të reja, por jam i lumtur te Atletico”, shpjegoi Suarez për mediat. /R.Lika-Koha Jone/