FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suarez në lot: Barcelona më poshtëroi, i jam mirënjohës Atleticos! (VIDEO)

Barcelona e konsideroi të padobishëm dhe e ndau nga miku i tij i madh, Lionel Messi. Simeone e priti krahëhapur tek Atletico e Madridit, besim të cilin “El Pistolero” e shpërbleu si golashënuesi më i mirë i skuadrës me 21 finalizime në 32 ndeshje të kampionatit. Luis Suarez do ta mbajë mend këtë sezon për një kohë të gjatë.

“Ky ishte viti më i vështirë për mua. Barcelona më hodhi poshtë dhe më poshtëroi, por unë nuk e ula kokën. I jam mirënjohës Atleticos që ma dha këtë shans. Shumë na kanë nënvlerësuar, ne ishim ekipi më i qëndrueshëm dhe për këtë arsye më i miri. Ne dimë të vuajmë dhe në fund fitojmë.

Nuk ishte viti më i mirë për të fituar kampionatin. Të shpallesh kampion një vit si ky, me shumë miq të larguar përfundimisht dhe pa praninë e tifozëve të shumtë të Atleticos … do të kishte shije tjetër. Për fat të mire, ne mund të sjellim pak gëzim në një moment kaq të vështirë dhe të trishtuar për botën”, deklaroi Suarez.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/i/status/1396167924520456196

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?