Sule optimist: Shikoni Van Dijk, e kam vetë në dorë të jem më i miri

Mbrojtësi i Bayern Munich, Niklas Sule, beson se do të rikthehet më i fortë nga dëmtimi që po kalon. Gjermani e ka humbur tashmë sezonin aktual pasi ende po vazhdon fazën e rehabilitimit. Ai cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë nga mediat gjermane dhe për këtë fakt ai është shumë i lumtur.

Në një intervistë të fundit, qendërmbrojtësi rrëfehet për formën e tij si dhe për nivelin e Van Dijk në krahasim me të. “Nëse njerëzit thonë që unë jam më i mirë në botë, atëherë do të isha i lumtur. Ky është dhe qëllimi që i kam vendosur vetes.

“Dëmtimi im? Nuk shqetësohem aspak. Shikoni Van Dijk. Ai iu bashkua Liverpoolit në moshën 27-vjeçare dhe ka prekur majat tani që po shkon 30-vjeç. Roli jonë arrin kulmin në mes të njëzetave”, deklaron dy herë kampioni i Bundesligës.

“Virgil nuk ishte në qendër të vëmendjes te Southampton, por ia arriti të kalonte te Liverpool. Unë kam çdo mundësi, pasi luaj për bavarezët. Është në dorën time nëse unë do të bëhem një nga mbrojtësat më të mirë në botë apo jo”, mbyll Sule, i cili shpreson të rikuperohet në kohë për Euro 2020 e spsotuar.

SHKARKO APP