Sulmuesi Daku tund rrjetën në Rusi, feston me gol rikthimin në Kombëtare

Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku ka gjetur rrugën e rrjetës në Rusi, si pjesë e skuadrës së Rubin Kazan. Ai shënoi në fitoren 2-0 që skuadra e tij mori ndaj Akhmat Grozny. Daku e nisi ndeshjen si titullar dhe ia shpërbleu besimin trajnerit me një gol në minutën e 90-të, për të vulosur fitoren e skuadrës së tij. 26-vjeçari rikthehet te goli në Rusi, i cili mungonte nga 23 gushti. Daku feston këtë rikthim në Kombëtare, në mënyrën më të mirë të mundshme, me një gol të shënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?