Sunderland me Xhakën përmbysin Chelsean në Londër
Sunderland ka mposhtur Chelsean me përmbysje 1-2 në kuadër të javës së nëntë të Premier League. “Blutë” e Londrës dominuan dhe krijuan më shumë raste, efikasiteti i Sunderlandit bëri diferencën. Takimi nisi vrullshëm dhe që në minutën e katërt Alejandro Garnacho kaloi Chelsean në epërsi pas një kombinimi të bukur me Pedro Neton.
Reagimi i miqve erdhi shpejt dhe në minutën e 22-të Uilson Isidor përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe barazoi rezultatin në 1-1. Në pjesën e dytë ritmi ra ndjeshëm, me pak raste të rrezikshme nga të dyja skuadrat. Chelsea tentoi me Joao Pedron dhe Garnachon, por pa sukses në finalizim.
]Kur gjithçka dukej e mbyllur, Chemsdine Talbi ‘shpërtheu’ në minutat shtesë (90+3’), duke realizuar një supergol pas asistimit të Brobbey që vulosi fitoren e madhe të Sunderlandit, që kishte në fushë titullar Granit Xhakën.
Me këtë triumf, Sunderland ngjitet në pozitën e dytë të Premier League me 17 pikë, ndërsa Chelsea bie në vendin e shtatë me 14 pikë, duke humbur terren në garën për kreun.
KOHA JONË SONDAZH

