FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Super Benzema përmbys i vetëm Elchen dhe mban Realin në garë për titull (VIDEO)

Real Madrid rikthehet te fitoret në La Liga, pas dy barazimeve radhazi. Skuadra e Zidane mori një triumf me përmbysje 2-1 ndaj Elches, duke vuajtur jo pak.

Ndeshja u komplikuar për skuadrën madrilene, teksa në minutën e 61-të, Dani Calvo shënoi me kokë golin e avantazhit për Elchen. Reali nuk u dorëzua, teksa do të barazonte rezultatin në minutën e 73-të, por me një goditje me kokë të Benzema.

Kur u duk se do të ishte një tjetër hap fals, sulmuesi francez nxjerr nga repertori i tij një goditje të bukur në hyrje të zonës, duke i dhënë Realit një fitore shumë të rëndësishme. Los Blancos ngjiten përkohësisht në vendin e dytë me 57 pikë, 5 më pak se Atletico Madrid. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?