FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Super Cikalleshi, gol dhe asist me ekipin e tij në Turqi (VIDEO)

Sokol Cikalleshi po kalon një formë fantastike, teksa edhe ditën e sotme ka gjetur rrugën e rrjetës në duelin e Konyaspor kundër Karagumrukut.

Cikalleshi përfitoi nga një rrëmujë në zonë në minutën e 61 të takimit për të shënuar golin e dytë dhe të avantazhit për ekipin e tij Konyaspor. 3 minuta më vonë Cikalleshi mori i vetëm një top në fundore dhe shërbeu për sulmuesin tjetër me origjinë shqiptare, Zymer Bytyqi i cili e pati të thjeshtë të shënonte me portierin gjysmë të shtrirë.

Cikalleshi shënoi dhe në minutën e 24-të të ndeshjes me një goditje me kokë, por gjyqtari e anuloi për pozicion jashtë loje pasi u konsultua me VAR-in. Ky është goli i 6 në këtë kampionat për Cikalleshin, ndërkohë ka ndihmuar skuadrën dhe me 3 asistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/i/status/1388862234152128516

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?