FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Super Kane nuk i mjafton Tottenhamit, ndalet ndaj Newcastle (VIDEO)

Harry Kane nuk i ka mjaftuar Tottenhamit për të marrë 3 pikë në transfertën ndaj Newcastle. Skuadra e Mourinhos është ndalur në një barazim 2-2, duke humbur një mundësi të mirë për t’iu afruar më shumë Chelsea-t.

Ndeshja në fakt nuk nisi mirë për “Spursat” që u gjendën në disavantazh pas 28 minutash pas një goli të Joelinton. Reagimi i Tottenhamit ishte fantastik, me Harry Kane që do të realizonte dy gola në harkun e katër minutave lojë. Bomberi anglez është ngjitur në kuotën e 19 golave personal në këtë sezon në Premier League.

5 minuta nga fundi i ndeshjes Willock do të shënonte golin e barazimit duke befasuar Tottenhamin, që mban ende gjallë shpresat për një vend në zonën Champions, dy pikë larg Chelsea-t. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?