Super Messi, Barcelona bombardon Sevillan
Barcelona i është kundërpërgjigjur Real Madridit. Ekipi katalunas e ka shkatërruar në Camp Nou Sevillan, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 5:1, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligës.
Më meritori për këtë fitore ishte Lionel Messi, i cili me tre golat e realizuar në këtë ndeshje (21, 72 dhe 78) ka hyrë në histori të La Ligas si golashënuesi më i mirë me 253 gola të realizuar.
Dy golat të tjerë për katalunasit i realizuan Neymar (49) dhe Ivan Rakitic (69). Kurse, goli i vetëm i mysafirëve u shënua me autogolin e Jordi Albas (47). Me këtë fitore, Barcelona është ngjitur në vendin e dytë në tabelë me 28 pikë të tubuara, dy më pak sesa Real Madrid që është i pari.
KOHA JONË SONDAZH

