Super ndeshja për titull City-Arsenal, zbulohen formacionet zyrtare

Sot, vëmendja e futbollit anglez dhe më gjerë përqendrohet në stadiumin Etihad Stadium, ku Manchester City pret Arsenal në një përballje që mund të vendosë fatin e titullit kampion.

Aktualisht, londinezët kryesojnë renditjen me 70 pikë, gjashtë më shumë se skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola. Megjithatë, “qytetarët” kanë një ndeshje më pak për të zhvilluar, atë ndaj Burnley, që pritet të luhet në mesjavë.

Një fitore e City-t në këtë sfidë direkte dhe më pas ndaj Burnley do të barazonte pikët në krye të renditjes, duke e bërë garën për titull edhe më të fortë në javët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dyja skuadrat vijnë me mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh. Te Manchester City nuk do të jenë në dispozicion Rúben Dias, Joško Gvardiol dhe John Stones. Ndërkohë, lista e mungesave te Arsenal është edhe më e gjatë, ku përfshihen Bukayo Saka, Martin Ødegaard, Jurrien Timber dhe të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Gianluigi Donnarumma; Matheus Nunes, Khusanov, Marc Guehi, O’Reilly; Rodri, Bernardo Silva; Semenyo, Cherki, Jérémy Doku; Erling Haaland.

Arsenal: David Raya; Mosquera, Ëilliam Saliba, Gabriel, Piero Hincapié; Martín Zubimendi, Declan Rice; Noni Madueke, Eberechi Eze, Martin Ødegaard; Kai Havertz.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?