Super-oferta, 350 mijë euro për zbulimin e Tiranës

Shpërthimi i talentit 19-vjeçar të bardhebluve nuk ra në sy vetëm në Shqipëri, por ka bërë bujë edhe jashtë kufijve. Kualiteti dhe garancia që ka dhënë në fushë në gjysmën e dytë të sezonit u shoqëruan me interesin e disa klubeve europiane për mbrojtësin e djathtë, ndërsa te Tirana ka ardhur edhe oferta e parë konkrete, e cila kap shumën 350 mijë euro.

Nga Superliga zvicerane, Albi Doka kërkohet nga Lugano e ish-zv.trajnerit kuqezi, Paolo Trammezzani dhe sulmuesit Armando Sadiku, ndërsa në gjurmët e lojtarit është edhe Grasshopper. Gjithashtu, në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku Tirana fitoi 3-1 në kohën shtesë ndaj Skënderbeut, mbrojtësi u vëzhgua nga zbuluesit e talenteve të kroatëve të Hajdukut të Splitit dhe belgëve të Gent.

Në këtë sezon, Doka debutoi në çerekfinalet e Kupës ndaj Kukësit, të luajtur më 1 shkurt, duke regjistruar 4 ndeshje në këtë aktivitet. Aq mjaftoi që ai të kthehej në titullar fiks te skuadra e Josës, duke u aktivizuar edhe në 17 ndeshje të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Oferta prej 350 mijë eurosh për kartonin e Dokës për momentin është lënë pezull nga bardheblutë. Lojtari është shprehur se dëshiron të vijojë të luajë për ekipin edhe në Kategorinë e Parë, por shifra është e rëndësishme për buxhetin e klubeve shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?