Super pagë dhe disa blerje, ja si Tottenham e ka bindur Conten
Harry Kane për të bindur Antonio Conten. Presidenti i Tottenham Daniel Levy ka luajtur kartën e tij të fundit, me shumë mundësi atë fituese, për të rrëmbyer ish-trajnerin e Interit. Deri më tani “Spursat” kanë arritur akordin mbi pagën, që pritet të jetë e njëjtë me atë të Jurgen Klopp, pra 17 milionë euro në sezon.
Conte ka vënë si kusht mbajtjen në skuadër të kapitenit Harry Kane, i cili po kërkohet me ngulm edhe nga Mnachester City. Sipas tabloidit anglez “The Mirror”, trajneri puljez i ka kërkuar bosit të Tottenhamit ruajtjen e pjesës më të madhe të titullarëve aktualë dhe përforcimin me të paktën 5 emra gjatë merkatos së verës, tre prej të cilëve janë futbollistë të Interit.
Bëhet fjalë për mbrojtësin sllovak Milan Skriniar, anësorin kroat Ivan Perisic dhe fantazistin danez Christian Eriksen, i cili njeh mjaft mirë ambientin në klubin londinez, pasi ka luajtur atje për disa sezone, para se të transferohej në Milano. Dy të tjerët janë mesfushori serb Nemanja Matiç dhe sulmuesi francez Olivier Giroud, të dy futbollistë që Conte i ka stërvitur gjatë kohës që ka punuar te Chelsea dhe dëshiron t’i ketë sërish me vete.
KOHA JONË SONDAZH

