FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Super Sadiku, “hakmarrja e kombëtares” zbërthen Izraelin

Kuqezinjtë e De Biasit janë rikthyer te fitoret, pasi zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar ndaj Izraelit dhe arritën të fitojnë me rezultatin 0-3. Shqipëria rikthehet te rreshtimi i zakonshëm, 4-5-1 dhe që në fillim kërcënon izraelitët.

Kuqezinjtë kanë kontrollin e lojës dhe i afrohen disa herë portës kundërshtare, por golin e gjejnë vetëm në minutën e 22-të.

Armando Sadiku merr një pasim mbi vijën e 16 metërshit dhe godet me të djathtën, duke gjetur cepin e portës izraelite.  Në minutën e 44 është sërish sulmuesi elbasanas, që kontrollon një top, nga një distancë prej mbi 25 metrash nga porta dhe sërish me të djathtën gjen rrjetën dhe dyfishon rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdon të ruajë kontrollin e lojës dhe të sulmojë herë pas here rrezikshëm, derisa gjejnë golin e tretë, në minutën e 71-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Memushaj dërgon në rrjetë topin e ardhur në zonë nga Hysaj, pas një superaksioni të kuqezinjve, që pati si protagonistë, mbrojtësin shkodran dhe Cikalleshin.

Vlen të përmendet edhe ndeshja mjaft e mirë e portierit të kuqezinjve, Thomas Strakosha, i cili u tregua i gatshëm në çdo çast dhe realizoi disa pritje spektakolare. Pas kësaj fitoreje, Shqipëria merr vendin e tretë të renditjes, me pikë të barabarta me Izraelin e vendit të katërt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?