Super Vedat Muriqi, i shkakton Realit një tjetër humbje në La Liga (VIDEO)

Mallorca ka arritur një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Real Madrid në javën e 30-të të La Liga, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Son Moix”.
Skuadra madrilene dominoi pjesën e parë me raste të shumta, por hasi në një paraqitje të shkëlqyer të portierit vendas, i cili ndali disa tentativa të rrezikshme nga Kylian Mbappé.
Mallorca kaloi në avantazh në minutën e 42-të, kur Manuel Morlanes shfrytëzoi një asist nga Pablo Maffeo dhe dërgoi topin në rrjetë. Barazimi për Real Madridin erdhi vonë, në minutën e 88-të, kur Éder Militão realizoi me kokë pas një krosimi nga Arnold.
Megjithatë, drama nuk kishte përfunduar. Në minutën e parë shtesë (90+1), Vedat Muriqi shfrytëzoi një top të ardhur nga Joseph dhe shënoi golin e fitores me një goditje të saktë brenda zonës.
Pas kësaj humbjeje, Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 69 pikë, katër më pak se Barcelona, ndërsa Mallorca ngjitet në 31 pikë në vendin e 17-të.
KOHA JONË SONDAZH

