Superiorja, mbyllen pjesët e para, mbijetesa luhet në Shkodër

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të javës së fundit në Kategorinë Superiore, ku tashmë është mësuar kampioni, por një “luftë” e fortë është duke u bërë për mbijetesën.

Me mbylljen e pjesës së parë, Laçi kryeson 1-0 ndaj Teutës. Me po të njëjtin rezultat Flamurtari udhëheq ndaj Korabit. Ndërkohë në Shkodër, ndeshja është mbërthyer në barazim 0-0.

Edhe pse është duke u luajtur një takim spektakolar dhe në prani të një numri rekord tifozësh për kampionatin tonë, me rezultatet e pjesëve të para është Tirana që bie një kategorinë më poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë mbeten edhe 45 minuta për t’u luajtur, ku mund të ndodh gjithçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?