Supriza/Italia fut 6 ekipe në ndeshjet Champions League, UEFA league dhe Conference league
Italia bën suprizë në futboll. Pas disa viteve eleminimesh, ajo mbrëmë futi 6 ekipe për me tej në kompeticionet europiane të futbollit.
Milan, Inter e Napoli, tre ekipet që siguruan një biletë për në fazën çerekfinale të Champions League.
Serie A avancon më tej me 3 ekipe të tjera, dy në Europa League dhe një në Conference League.
Juventus mposhti Freiburg edhe në Gjermaninë, këtë herë me rezultatin 0-2 duke siguruar një biletë për në çerekfinalet e Europa League.
Një biletë më tej siguroi edhe Roma e Jose Mourinho-s. Verdhekuqtë e mbyllën në barazim pa gola transfertën përballë Real Sociedad, i falen fitores së pastër 2-0 në Romë.
Një biletë për më tej siguroi Fiorentina që mposhti Sivassport me rezultatin 4-1.
Për herë të tretë në histori, Italia kalon në çerekfinalet e turneve evropian me të paktën 6 ekipe. Vetëm në sezonin 1990/91, Italia arriti të dërgojë 7 ekipe në këtë fazë.
KOHA JONË SONDAZH

