Surpriza e madhe, Jose Mourinho merr zyrtarisht drejtimin e ekipit të Seria A
Jose Mourinho kthehet në Serie A pas 11 vjetësh dhe do të marrë drejtimin e Romës për sezonin e ardhshëm, 2021-22.
Këtë e ka njoftuar klubi verdhekuq përmes faqes zyrtare. Trajneri lusitan pason bashkatdhetarin e tij Paulo Fonseca.
“AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se José Mourinho do të jetë menaxheri i ri teknik i skuadrës së parë duke filluar nga sezoni 2021-22!”, shkruhet në njoftimin e Romës.
Kështu, Special One heq dorë nga rroga e Tottenham dhe ka gjetur një zgjidhje. Gjatë Europianit do të jetë opinionist dhe editorialist.
KOHA JONË SONDAZH

