Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:35 Nisin tensionet e para në protestë Tensionet e para janë regjistruar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Gjatë tubimit, disa protestues u kanë vënë flakën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sylvinho: Nuk është momenti për eksperimente, sfidë shumë e rëndësishme ndaj Letonisë

Sporti E premte, 29 Gusht 2025 11:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka bërë publike listën me 25 lojtarë të grumbulluar për dy sfidat e muajit shtator: miqësoren kundër Gjibraltarit dhe ndeshjen vendimtare ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Tekniku brazilian ka zgjedhur të mos sjellë emra të rinj këtë herë, duke i besuar grupit aktual të lojtarëve që kanë qenë pjesë e skuadrës edhe në ndeshjet e fundit.

“Kemi bërë rreth 50% të rrugëtimit dhe kemi edhe katër ndeshje për të luajtur. Jemi duke luftuar kundër kohës dhe duhet të përgatitemi mirë, sidomos për sfidën me Letoninë në shtëpi. Për lojtarët që mungojnë, si Ismajli, kam folur personalisht. Ka një dëmtim të lehtë dhe preferuam të mos rrezikojmë,” tha Sylvinho në konferencën për shtyp.

Trajneri u shpreh se nuk është momenti për eksperimente, por miqësorja ndaj Gjibraltarit do të shërbejë për të testuar disa elementë.

“Nuk është koha për ndryshime të mëdha. Kur një lojtar nuk ka më çfarë të japë, atëherë bëhen ndryshime, por aktualisht të gjithë lojtarët janë të motivuar. Gjibraltari do të na japë mundësinë të provojmë disa lojtarë si Bajrami, Berisha dhe Pajaziti, që ende nuk kanë luajtur 45 minuta me Kombëtaren. Ndeshja me Letoninë është e fortë, e dimë që është një sfidë vendimtare dhe kërkon përgatitje maksimale.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në lidhje me situatën e lojtarëve si Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi, Sylvinho konfirmoi mbështetjen e plotë për dy mesfushorët.

“Bajrami nuk po kalon momentin e tij më të mirë, ndërsa Muçi ka pasur një dëmtim të lehtë, por tashmë është rikuperuar dhe ka luajtur 45 minuta me klubin. Të dy janë shumë të rëndësishëm për Kombëtaren dhe gjithmonë japin maksimumin në fushë.”

Braziliani pranoi se ka pasur dilema gjatë përgatitjes së listës, por theksoi se eksperienca është vendimtare në ndeshje të tilla.

“Puna për listën nis herët, që në fillim të gushtit. Këto janë ndeshje ku duhen lojtarë që kanë eksperiencë dhe janë mësuar me stilin tonë të lojës. Sigurisht, momenti i lojtarëve të rinj do të vijë, por jo tani.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sylvinho përmendi edhe disa futbollistë të Superiores që po ndiqen nga stafi teknik, si Qefalija dhe Dajsinani, duke lënë të hapur mundësinë që ata të jenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen.

“Qefalija është një lojtar teknik dhe inteligjent, por për shkak të një dëmtimi dhe pas një diskutimi me klubin, nuk u grumbullua. Po ashtu, po vlerësojmë edhe lojtarë nga Egnatia, Tirana, Dinamo dhe Partizani. Dajsinani është një portier me personalitet dhe shpejtësi, dhe këto janë elemente që i vlerësojmë.”

Mund t'ju interesojë

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Gr...

Para 17 orësh
Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Para 17 orësh
Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me Francën

Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me F...

Para 23 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nisin tensionet e para në protestë
Para 24 minutash

Nisin tensionet e para në protestë

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 42 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut
Para 54 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 55 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 20 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.