Sylvinho shikoje Anis Mehmetin! Jep 3 asiste dhe merr notën 9.9 në Angli

Anis Mehmeti ishte protagonist absolut në triumfin 3-0 të Bristol City ndaj Sëansea në Championship, duke dhuruar tre asiste vendimtare për skuadrën e tij. Sulmuesi shqiptar zhvilloi një nga paraqitjet më të mira të sezonit, duke u vlerësuar me notën fantastike 9.9, më e larta e ndeshjes.

Edhe pse po kalon një formë të jashtëzakonshme, 24-vjeçari vijon të mbetet jashtë grumbullimeve të Kombëtares prej një kohe të gjatë.

Në këtë sezon të Championship-it, Mehmeti ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 16 ndeshje, duke u kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të Bristol City.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
HIRAKAWA SCORES IN SWANSEA ROUT 🇯🇵 | Bristol City 3-0 Swansea City | Highlights

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?