Talenti lushnjar Rei Manaj, në “radarin” e Igli Tares te Lacio

Një tjetër talent shqiptar, 18-vjeçari i skuadrës së Cremoneses, Rei Manaj, të cilin drejtori sportiv, Igli Tare, po e ndjek prej disa kohësh, mund t’i bashkohet sezonit tjetër Seria A. Ai konsiderohet një element interesant për t’u bashkuar me skuadrën e të rinjve të drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi. Gjithsesi, Tare nuk do ta ketë aspak të lehtë për të shkëputur talentin shqiptar nga skuadra e Cremoneses pasi në gjurmët e sulmuesit është vënë edhe Juventusi, Interi dhe Southamptoni. Manaj ka lindur në qytetin e Lushnjës në vitin ‘97 dhe u transferua në Itali fillimisht te Sampdoria dy vjet më parë. Aktualisht ai është pjesë e skuadrës së Cremoneses që aktualisht militon në Lega Pro.   Ai u bashkua me Kombëtaren Shqiptare U-19 në vitin 2014. Nëse Manaj i bashkohet Lazios, atëherë ai do të bëhet shqiptari i katërt pjesë e ekipit kryeqytetas. Me ekipin e parë luajnë Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Tomas Strakosha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?