Talenti shqiptar, Nuredini debuton në Seria A me Genoa-n
Sulmuesi shqiptar Joi Nuredini ka debutuar në Serinë A gjatë ndeshjes midis Parmës dhe Genoas. Futbollisti i lindur në vitin 2007 u aktivizua në minutat e fundit të takimit nga trajneri Daniele De Rossi, duke zëvendësuar Lorenzo Colombon.
Nuredini, i cili është pjesë e Genoas prej dy sezonesh, kishte qenë i grumbulluar me ekipin e parë edhe më herët, por vetëm sot mori minutat e para zyrtare në elitën e futbollit italian.
18-vjeçari po kalon një sezon mjaft pozitiv me ekipin Primavera, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist në 9 ndeshje. Përveç rritjes në nivel klubesh, Nuredini është një element i rëndësishëm i moshave kuqezi, ku aktualisht përfaqëson Shqipërinë U-19.
KOHA JONË SONDAZH

