Tare e ka zgjedhur trajnerin e ri, mbetet vetëm zyrtarizimi
Lazio duke se ka zgjedhur Maurizio Sarri-n për të zëvendësuar Simone Inzaghi-n. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Claudio Lotito ka folur me menaxherin Fadil Ramadani dhe nesër mund të zhvillohet një takim mes presidentit dhe trajnerit për të folur për shifrat.
Ideja e bardhekaltërve është ajo që t’i ofrojë një kontratë 3-vjeçare prej 3 milionë eurosh në rritje, deri në 3.5 me bonus të caktuar.
Ish-trajneri i Juventus është i vendosur të kthehet në stol, për këtë arsye mund të pranojë si propozim. Emri i dytë është ai i Sinisa Mihajlovic, i cili do ta pranonte me kënaqësi një rikthim tek Lazio.
KOHA JONË SONDAZH

