Tare në kërkim të talenteve në sulm, piketon lojtarin e ekipit bullgar
Milani po kalon një moment delikat pas humbjes në kampionat ndaj Lazio, që e ka lënë 8 pikë pas kryesuesve të Interit. Megjithatë, me nëntë javë ende për t’u luajtur, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri synon të reagojë dhe të mbledhë sa më shumë pikë deri në fund të sezonit.
Paralelisht me objektivat në fushë, drejtuesit kuqezi kanë nisur lëvizjet për merkaton e verës, ku një pjesë e konsiderueshme e buxhetit pritet të investohet në repartin ofensiv. Objektivi kryesor është afrimi i një qendërsulmuesi titullar. Pas interesimit për Moise Kean të Fiorentina, emri më i fundit në listë është ai i Petar Stanic, sulmues i Ludogorets Razgrad, i cili po zhvillon një sezon shumë pozitiv.
Sipas raportimeve, një skaut i Milanit e ka ndjekur nga afër fundjavën e kaluar në stadiumin “Huvepharma Arena”, ku Stanic shënoi ndaj CSKA Sofia. Në kampionat ai ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 7 asiste, ndërsa në UEFA Europa League është aktualisht bashkë-kryegolashënues me 7 gola, së bashku me Igor Jesus të Nottingham Forest.
Kartoni i sulmuesit serb vlerësohet rreth 10 milionë euro, një shifër e konsideruar e përballueshme për klubin italian. Megjithatë, konkurrenca nuk mungon, pasi në gjurmët e tij është edhe Atalanta.
KOHA JONË SONDAZH

