Të gjithë futbollistët e vaksinuar, ja plani i UEFA-s për Europianin e verës

UEFA po punon me komisionet e saj mjekësore, për të siguruar një Europian sa më të qetë dhe për të mos pasur të infektuar gjatë muajit ku futbollistët e përfaqësueseve do të lëvizin në disa qytete të Europës për të luajtur.

Qeveria europiane e futbollit po planifikon të vaksinojë të 600 futbollistët e grumbulluar për kompeticionin, bashkë me stafet e tyre teknike dhe të federatave përkatëse, me qëllim që qëndrimi dhe udhëtimi i tyre të jetë i sigurt.

Ka qenë pikërisht vatra e infeksionit që preku Italinë në eliminatoret e botërorit në fund të muajit të kaluar, që ka bërë drejtuesit e UEFA-s të reflektojnë mbi këtë çështje, duke qenë se te “të kaltrit” u prekën rreth 20 persona staf teknik dhe futbollistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protokollet mjekësore të federatave, të miratuara edhe nga UEFA, nuk ofrojnë siguri për një Europian pa infektime, ndaj qeveria europiane e futbollit e ka të qartë se vetëm me vaksinim dhe imunizim mund t’ia dalë të garantojë një kampionat të qetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kampionati Europian do të luhet këtë verë edhe me praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit, pasi 8 nga qytetet pritëse kanë marrë zyrtarisht miratimin për hapjen e pjesshme të impianteve përkatëse, ndërsa 4 të tjera kanë afat deri më 19 prill për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?