Të hënën në Korçë, Skënderbeu: “Ta shporrim” Partizanin nga lufta, pastaj Kukësin
Është momenti i duhur për të bërë kthesën e madhe. Të gjithë jemi të qartë për lojën e dobët ndaj Laçit dhe mungesën e golit, por klubi është brenda objektivave në kampionat dhe Kupë. Një gol është i rikuperueshem në kupë ndaj Kukësit dhe 1 pikë nuk është shumë për të mos e fituar titullin e pestë radhazi kampion, edhe këtë sezon. Optimizëm në kampin e Skënderbeut. Kjo është analiza për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Fitorja ndaj Partizanit, në ndeshjen e së hënës, dhe rikuperimi i rezultatit të ndeshjes së kthimit me Kukësin, për finalen e Kupës së Shqipërisë, janë i tërë sezoni për juglindorët. Fakti se të dyja ndeshjet do të luhen në Korçë, favorizon katër herë radhazi kampionët e vendit. Mësohet se presidenti i skuadrës së Skënderbeut, Ardian Takaj, i ka motivuar futbollistët dhe u ka premtuar shpërblim të majmë, nëse ata arrijnë dy fitore radhazi, ndaj Partizanit të hënën në kampionat dhe ndaj Kukësit, për ndeshjen e kthimit të kupës. Objektivi është ngjitja në fron brenda dy javëve të ardhshme. Pavarësisht mungesave të shumta, ekipi i Skënderbeut ka kualitetet e duhura për të fituar dhe për të nxjerr nga lufta ekipin e Partizanit. Korçaret theksojnë se objektivat tanë mbetën po ato të fillimit të këtij sezoni. Klubi i Skënderbeut beson se këtë vit të dy trofetë do të vijnë në Korçë. Skënderbeu humbi 1-0 me Kukësin, me gol të Pero Pejiç, në ndeshjen e parë të kupës ndaj vlerëson se dy fitoret e ardhshme janë sa i tërë sezoni për të.
KOHA JONË SONDAZH

