“Të hëngsha zemrën, sa i mirë je”, tifozi i Dinamos nuk përmbahet ndaj Dajës pas fitores së Kupës

Një episod humoristik ka ndodhur pas fitores së Kupës së Shqipërisë nga Dinamo, ditën e djeshme ndaj Egnatias pas penalltive. Një tifoz dinamovit nuk i ka përmbajtur emocionet e këtij trofeu që vjen pas 22 viteve.

Ai ka shkuar pranë trajnerit Ilir Daja për të përqafuar dhe puthur, ndërkohë që nuk i ka kursyer as elozhet për të.

“Të hëngsha zemrën, sa i mirë je”, ka thënë mes të tjerash tifozi, ndërkohë që video është bërë virale në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?