Të lodhur para sfidës me Shqipërinë, lojtarët e Izraelit e kanë mendjen te pushimet

Jo vetëm Shqipëria, por probleme në ndeshjen e fundit të këtij sezoni ka edhe përfaqësuesja e Izraelit. Këtë e konfirmoi barazimi 1-1 që skuadra e Elisha Levit regjistroi në shtëpi përballë Moldavisë.

Paraqitje e dobët, lojë pa ide, por mbi të gjitha një skuadër totalisht jashtë forme në aspektin fizik dhe futbollistë që pavarësisht se ndodhen në grumbullimin e Kombëtares e kanë mendjen te pushimet. Këto janë akuzat e mediave vendase, pasi goli me 11-metërsh i Sahar në minutën e 95-të të ndeshjes evitoi turpërimin e izraelitëve.

Trajneri Levi e pranoi momentin e vështirë fizik të ekipit, duke argumentuar se disa lojtarë e kanë mbyllur sezonin prej një muaji, ndërsa të tjerë nuk kanë arritur të bëjnë as dy javë pushime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas teknikut, në një skuadër ku disa futbollistë kanë zhvilluar 70 ndeshje në këtë edicion, është e vështirë që ekipi të jetë gati në aspektin fizik dhe psikologjik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paraqitja e dobët me Moldavinë pritet të shoqërohet me ndryshime në formacion në sfidën kualifikuese të 11 qershorit me Shqipërinë, me të paktën dy emra të rinj në formacionin titullar. Balotazh për një vend në formacion ka ndërmjet dy mbrojtësve të Maçabi Tel Aviv, Ben Haim dhe Tsedek.

Një tjetër mundësi është që mbrojtësi Eli Dasa nuk do të rikuperohet në kohë dhe Eitan Tibi të luajë në krahun e djathtë. Siguri ka vetëm në sulm, aty ku kapiteni Eran Zahavi do të luajë përkrah Ben Sahar.

Përsa i takon tifozëve në stadiumin e Haifas, Federata Izraelite ka konfirmuar se deri tani janë shitur 17 mijë bileta, ndërsa të dielën mendohet që të pranishëm do të jenë të paktën 20 mijë tifozë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?