Të parët me 39 pikë dhe 51 gola të shënuar, Kimmich i pakënaqur: Mbrojmë keq!

Mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich, ka shprehur shqetësimin e tij për një tendencë të fundit të skuadrës bavareze, e cila po e nis shpesh ndeshjen duke ndjekur rezultatin. Në fakt, Bayern ka qenë në disavantazh në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit.

Në një intervistë për Sport BILD, Kimmich ka analizuar me qartësi aspektet ku skuadra duhet të përmirësohet, pavarësisht se nuk kanë asnjë humbje dhe një avantazh prej nëntë pikësh ndaj ndjekëses pas 14 javësh kampionat.

“Së fundmi kemi qenë shumë, shumë shpesh në disavantazh. Ka gjithmonë situata që mund t’i mbrojmë më mirë, sidomos goditjet standarde: duhet t’i mbrojmë më mirë. Duhet gjithashtu të lejojmë më pak raste, që do të thotë më pak goditje nga këndi, më pak goditje dënimi dhe më pak rivënie anësore. Në këtë aspekt duhet të përmirësohemi patjetër, që të mos e gjejmë veten kaq shpesh në disavantazh”, u shpreh Kimmich.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lideri i mesfushës vuri në dukje edhe vështirësinë e Bayern-it për t’i mbyllur ndeshjet herët, një karakteristikë që kishte dalluar skuadrën në fillim të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam gjithashtu ndjesinë se nuk po arrijmë më t’i vendosim ndeshjet po aq herët sa më parë. Në fillim të sezonit shpesh kishim një avantazh të madh që në pjesën e parë. Tani kjo po ndodh më rrallë. Në të ardhmen duhet të luajmë në mënyrë të tillë që t’i mbyllim ndeshjet më herët. Nëse nuk i vendos, ato mbeten të hapura dhe atëherë në futboll gjithçka është e mundur, qoftë nga një goditje standarde, një top i gjatë apo një pasim i shkëlqyer”, përfundoi Kimmich.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?