Tensione mes Vinicuus dhe Xabi Alonsos, falje publike por ende s’ka paqe

Pavarësisht fitores së madhe të Real Madridit ndaj Barcelonës (2-1) në “El Clásico”, në Spanjë po flitet më shumë për Vinicius Jr. sesa për vetë rezultatin. Arsyeja është reagimi i fortë i brazilianit në momentin e zëvendësimit të tij nga trajneri Xabi Alonso, një gjest që ka nxitur zëra për përçarje mes lojtarit dhe trajnerit.

Pas polemikave, Vinicius ka kërkuar falje publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale: “Sot dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Real Madridit për reagimin tim në momentin e zëvendësimit gjatë Clásicos. Ashtu siç kam bërë edhe në stërvitje, dua të përsëris kërkimfaljen time ndaj shokëve të skuadrës, klubit dhe presidentit.”

Megjithatë, një detaj nuk i ka shpëtuar mediave spanjolle: në mesazhin e tij, Vinicius nuk përmendi Xabi Alonson, çka tregon se tensionet mes tyre nuk janë shuar plotësisht. Sipas burimeve pranë klubit, marrëdhënia mes trajnerit dhe sulmuesit ka qenë e ftohtë prej disa javësh, ndërsa lojtari ndjen se trajtohet në mënyrë të padrejtë dhe madje ka menduar mundësinë për t’u larguar nga Madridit në fund të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas emisionit El Chiringuito, Vinicius është kërkuar falje edhe në dhomat e zhveshjes, përpara stafit dhe shokëve të ekipit, por reagimi i Xabi Alonsos ka qenë i prerë: “Nëse dikush ka diçka për të thënë, le ta thotë privatisht, jo para të gjithëve.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj, dyshja është takuar për një bisedë të shkurtër në privatësi, ku tonet ishin të qeta dhe kërkim-faljet u pranuan, por pajtimi i plotë mbetet ende i largët.

Për momentin, klubi nuk parashikon ndëshkim disiplinor ndaj Viniciusit, duke synuar ta menaxhojë situatën pa përshkallëzime të mëtejshme. Gjithsesi, në ambientin madrilen ndjehet qartë se raporti Alonso–Vinicius është bërë një çështje e ndjeshme që mund të ndikojë në ekuilibrin e skuadrës në ndeshjet e ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?