FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Teqja braktis Tiranën, ikën te rivali i përjetshëm

Prej ditësh po përflitej për një kalim të mundshëm të Olsi Teqes te Partizani, por vetëm sonte në orët e mbrëmjes konfirmohet se qendërmbrojtësi ka arritur marrëveshjen me të kuqtë.

Shtatlarti i mbrojtjes bardheblu do të veshë vitin e ardhshëm fanellën e Partizanit, ku pritet të japë një kontribut të madh për objektivat e skuadrës.

Newsport.al bën me dije se Teqja ka arritur akordin me të kuqtë për një vit, por me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Grinta e tij në qendër të mbrojtjes ka bindur Sulejman Starovën që të afrojë në organikë një lojtar si Olsi Teqja.

Swiss Digital Desktop Reklama

28-vjeçari ndodhet me pushime në Turqi, por këtë fundjavë do të rikthehet në kryeqytet ku do të hedhë të “zezën mbi të bardhë”, për t’u zyrtarizuar në këtë mënyrë pjesë e nënkampionëve të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që Olsi Teqja prej dy sezonesh ishte pjesë e Tiranës. Ai ka luajtur në kampionatin shqiptar me Laçin, Bylisin dhe Kastriotin e Krujës. Te bardheblutë 28-vjeçari arriti të zinte një vend titullari, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të prapavijës së 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Megjithatë sezoni i dështuar i Tiranës duket të ketë bindur qendërmbrojtësin për të ndërruar destinacion duke u transferuar te rivalët e përjetshëm të Partizanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?