Teuta e Tetovës nuk di të ndalet, fiton edhe ndaj Laçit në transfertë
Teuta ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv në kampionat, duke mposhtur 3-1 Laçin në transfertë në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Abissnet Superiores.
Skuadra durrsake e nisi takimin me ritëm të lartë dhe nuk vonoi të gjente rrugën e rrjetës. Në minutën e 9-të, Sherif Kallaku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë Teutës avantazhin.
Durrsakët vijuan të dominonin dhe vetëm tre minuta më vonë dyfishuan shifrat. Ëotlai realizoi golin e dytë, duke e vështirësuar ndjeshëm situatën për vendasit.
Laçi pati mundësinë ideale për t’u rikthyer në lojë në fundin e pjesës së parë, por në minutën e 39-të nuk arriti të shfrytëzonte një 11-metërsh.
Kurbinasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 64-të gjetën golin e shpresës. Stiven Bibo realizoi një supergol, duke ngushtuar diferencën dhe rikthyer emocionet në sfidë.
Teuta, megjithatë, administroi avantazhin dhe në minutën e 89-të i dha goditjen përfundimtare ndeshjes. Pedro shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 të skuadrës së drejtuar nga durrsakët.
Me këtë sukses, Teuta regjistron fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 7 pikëve pas tri javësh kampionat. Laçi, ndërkohë, mbetet me 4 pikë në renditjen e Superiores.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 3864

