Teuta mund Skënderbeun dhe rimerr kreun, Laçi nuk gabon ndaj Bylis (VIDEO)
Teuta u është përgjigjur Partizanit dhe Vllaznisë, duke marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Skënderbeut. Durrsakët edhe pse me vuajtje arritën që të merrnin pikët e plota, për të rimarrë vendin e parë në renditje.
Një penallti në fundin e pjesës së parë u kthye në gol nga Dejvi Bregu dhe Teuta në epërsi ishte më e qetë. Gjithsesi në një moment traversa i shpëtoi nga pësimi i golit. Deri në fund “Djemtë e Detit” e ruajtën epërsinë dhe renditen sërish në vendin e parë.
Sot u kthye te fitorja edhe Laçi, që mposhti me rezultatin e ngushtë 2-1 Bylisin. Një betejë e vërtetë dhe kurbinasit në fund dolën me kokën lart. Deliu dhe Prengaj shënuan dy gola në fillim të pjesës së dytë, ndërkohë që në minutat shtesë Ndreca realizoi me penallti nga ish-skuadrës së tij.
KOHA JONË SONDAZH

