Tevez për pak sa nuk vendos rekord, ndërhyrje “vrasëse” pas 3 sekondash lojë (VIDEO)

Carlos Tevez ka rrezikuar që të futet në historinë e futbollit, si lojtari që është ndëshkuar më shpejt me karton të kuq. Episodi i rrallë ndodhi në Argjentinë, në duelin mes Boca Juniors dhe Tallares.

Vetëm 3 sekonda pas fillimit të ndeshjes, “Apache” u bë protagonist i një ndërhyrje brutale kundër Tomas Pochettinos, i cili sapo kishte larguar topin. Një ndërhyrje nga prapa, e cila në fakt është e ndëshkueshme direkt me karton të kuq, por arbitri do ta falte duke i treguar vetëm të verdhin. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP