“The Independent” sulmon Agnellin: Të rregullojë njëherë Juven pastaj futbollin evropian!
Eliminimi i Juventusit në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve përballë Portos, ka sjell efekte shumë të rënda për bardhezinjtë. Në tabloidin “Independent”, Miguel Delaney e përdor dështimin e “Zonjës si Vjetër” si sulm ndaj presidentit të ECA, Andrea Agnelli.
“Nëse Andrea Agnelli dëshiron të rirregullojë futbollin europian për t’u siguruar që klubi i tij nuk humbet aq shumë, mbase duhet ta fillojë me Juventusin e tij. Në radhë të parë, të ndërtojë një ekip të vërtetë, që të mos mbetet rregullisht jashtë çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve”, shkruhet në sulmin ndaj Agnellit.
Delaney vazhdon me editorialin e tij duke nënvizuar se as ardhja e Cristiano Ronaldos nuk ka shërbyer për ta ndihmuar ekipin bardhezi në Europë.
“Juventusi është një rrëmujë jofunksionale, i eliminuar nga Champions-i në një nga ato momentet e lavdishme të drejtësisë poetike, që sporti t’i dhuron. Pavarësisht nga të gjitha sugjerimet egoiste të Agnelli, ekipi i tij dhe ylli i tij i madh nuk mund të shpëtonin veten”, shkruhet në editorial.
KOHA JONË SONDAZH

