Theu karantinën, arrestohet asistenti i trajnerit të kombëtares së Perusë
Nolberto Solano, trajneri i kombëtares Under-23 të Perus si dhe asisten i trajneri të parë Roberto Gareca, është arrestuar nga policia në Lima për shkak se ka thyer rregullat e karantinës të vendosur deri në 12 prill nga autoritetet për emergjencën e koronavirusit.
Ai shkoi në fakt në një festë në një vilë ku policia, që u sinjalizua nga telefonata e fqinjëve për muzikë me volum të lartë, e gjeti në shoqëri të shumë personave të tjerë.
Për tu futur në vilë, policia është detyruar të kalonte murin rrethues, më pas përveç Solanosa është arrestuar edhe një ish-futbollist që ndodhej me të, Pablo Zegarra. Të dy kanë provuar të justifikohen duke thënë se ishin të ftuar për darkë nga një mikeshë, por policët nuk kanë dëgjuar arsyetimet.