Theu tabunë ndaj Sassuolos, por Interi pas 17 vitesh vendos rekord negativ

Interi mori fitoren e 10-të radhazi, 2-1 kundër Sassuolos në kampionat. Skuadra e Antonio Contes fluturon drejt titullit, megjithatë loja lë shumë për të dëshiruar.

Interi e përfundoi ndeshjen kundër Sassuolos me 30 për qind të zotërimit të topit, që është dhe vlera me e ulët për zikaltirt në një ndeshje të Seria A, që nga sezoni 2004/2005.

Skuadra nga Milano gjithsesi theu dhe një tabu, pasi nuk fitonte kundër Sassulos që nga viti 2014, pasi ishte shndërruar në një “mace të zezë”. Kundërsulmi është një nga pikat më të forta të skuadrës, me dyshen Lukaku dhe Lautaro që janë të frikshëm në zonën e kundërshtarëve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?