Thomas Muller i pandalshëm, synon të thyejë rekordin e Xavit sonte

Thomas Müller është gati të thyejë një tjetër rekord. Duket e pabesueshme, por sonte gjermani do të luajë ndeshjen e 152-të në Champions League.

Ky është rekord absolut si lojtar që ka luajtur vetëm për një klub. 152 ndeshje europiane vetëm Champions League dhe jo turne si Europa League apo Conference League.

Në rang total lojtarësh, Muller renditet i katërti, pas Ronaldos, Casillas dhe Leo Messit.

Bayern sot pret Dinamon e Zagrebit për të nisur sezonin e ri të Champions League dhe Muller do ta regjistrojë këtë rekord në sfidë kundër shqiptarit Arbër Hoxha.

Rekordin për më shumë ndeshje në Champions League për një klub të vetëm e mbante Xavi Hernandez, me 151 ndeshje në total.

SHKARKO APP