“Thriller” me 6 gola, Everton-Leister rezervon spektaklin e radhës në “Premier League” (Video)
Një sfidë emblemë e “Premier League” është luajtur në orën 17:00 në stadiumin “Goodison Park” ku Everton dhe Leister kanë përplasur brirët. Ndeshja mbresëlënëse që përfundoi me 6 gola dhe me fitoren e vendasve nisi me spektakël që në minutën e parë.
Në të katërtën Slimani do rikthente edhe një herë baraspeshën ndërsa Albrighton vetëm pas 6 minutash, ekzaktësisht në të 10, realizon një supergol duke i dhënë dhelprave për herë të parë avantazhin.
Më pas vendasit do mernin edhe një herë drejtimin e ndeshjes, që do rezultonte përfundimtar, duke i treguar Leister City-t se ata janë zotët e “Goodison Park”.
Në të 23-ën minutë në skënë ngjitet belgu Lukaku duke bërë detyrën me një gol tipik prej sulmuesi qendre që barazon shifrat 2-2. Pjesa e parë nuk mbyllet me aq sepse Jagielka 4-ër minuta para përfundimit çon vendasit në dhomat e zhveshjes në avantazh.
Pjesa e dytë nuk nis me ritmin e të parës pasi duhet të vinte minuta e 57-të që Lukaku të stamponte shifrat në 4-2 dhe njëkohësisht të realizonte golin e dytë personal në këtë ndeshje. Minutat e mbetura ndonëse prodhojnë shumë raste nuk gjejnë konkretizim e që mbyllet me Evertonin që siguron 3 pikët e radhës e me Leister që pëson humbjen e parë pas 5 fitoresh. E para në “Premier League” që pas ardhjes së Kraig Shekspir në krye të pankinës.
Everton vs Leicester City 4-2 – All Goals… by YNWAHD
Everton pas javës së 32 renditet i 7 me 54 pikë duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm, ndërsa Leister ndodhet i 11 në tabelën e klasifikimit me 36 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

