“Thumbat” e Materazzit, Nedved Jr nuk ia përton: Disa kënaqen me një kupë në 10 vite…

Ngacmime në distancë në Itali. Marco Materazzi nuk është ndjerë mirë pas një interviste te Pavel Nedved, i cili ngacmoi rivalët për titullin kampion. Interisti u përgjigj duke kujtuar vitin e tripletës dhe Kupën e Botës, ndërkohë që lojën e ka vijuar djali i zëvendëspresidentit të Juventusit. Nedved Junior ka deklaruar:

“Po i përgjigjem pyetjes një herë e përgjithmonë: Sinqerisht nuk ndihem i prekur nga fjalët e Marco, por për arsyen e thjeshtë se po flasim për të tashmen dhe ai vazhdon t’i referohet ngjarjeje që kanë ndodhur më shumë se 10 vite më parë, edhe pse ato kanë një vlerë të madhe.

Unë nuk e di pse u ndje i sfiduar, pasi fjalët e babait tim janë fakte dhe asgjë nuk është shpikur. Duke thënë këtë, duhet gjithashtu të thuhet se ka nga ata që janë të kënaqur me vetëm një trofe në 10 vite, sikurse ka edhe nga ata që për 10 vite fitojnë 18 trofe dhe janë akoma të uritur për të fituar. Paqe! P.S Dikush të më shpjegojë në privat se çfarë lidhje ka Kupa e Botës në vitin 2006 me Interin”.

NGACMIMI I DJESHËM MES NEDVED DHE MATERAZZI – Një ditë më parë Materazzi reagoi pas një deklarate të dhënë nga Pavel Nedved. Zëvendëspresidenti i Juventusi, për DAZ deklaronte: “Djali im ishte në shkollë të mesme, tani drejton një makinë dhe ndodhet në universitet, ndërsa titulli kampion është akoma i yni”.

Bardhezinjtë kanë fituar 9 titujt e fundit në Serie A, por nuk triumfojnë në Champions prej vitit 1996. Marco Materazzi ka reaguar përmes një postimi të bërë në “Instagram”, edhe pse Nedved nuk kishte përmendur emra të përveçëm apo klube.

“Pavel… të gjithë i urojmë djalit tënd të fitojë edhe Champions League përpara se të përfundojë studimet, e meriton. Djemtë e mi kanë shijuar Champions League dhe Kupën e Botës që në kopsht dhe fillore”, ngacmonte Materazzi, i cili tashmë e ka marrë edhe përgjigjen nga djali i Nedved.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marco Materazzi (@marcomaterazzi)

/abcnews.al

SHKARKO APP