FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Tifozat Kuq e Zi” i kërkojnë qeverisë shqiptare hapjen e stadiumit për sfidën ndaj Anglisë

Në prag të ndeshjes kundër Anglisë në “Ait Albania” tifo-grupi më i famshëm i Kombëtares sonë, “Tifozat Kuq e Zi” i kanë kërkuar zyrtarisht qeverisë që të jenë të pranishëm. Sipas tyre mund të shqyrtohet mundësia e hapjes së stadiumit në masën 30 për qind.

Komunikatë publike

Duke marrë parasysh që Kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaftë të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit kundër COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkojmë nga Qeveria Shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve nëpër ngjarje sportive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por poashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të rënduara me COVID-19, që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit (sipas udhëzimeve dhe protokollove të UEFA-së dhe autoriteteve shëndetësore) .

Me këtë rast kërkojmë nga FSHF që të shtoj presionin tek autoritetet shtetërore, që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?