Tifozët e Napolit ndjekin Hysajn në Luksemburg
Përfaqësuaesja shqiptare ndodhet në Luksenburg, ku në orën 19: do të luajë një takim miqësor me skuadrën vendëse. Ajo që ka rënë në sy ishin tifozët e Napolit të cilët kanë bërë disa fotografi me Elseid Hysaj.
Mbrojtësi shqiptar është kthyer në një idhull për tifozerinë e Napolit dhe këtë e tregon më së miri fakti se ai është
pritur me entuziazëm nga tifozët e kësaj skuadre.
Sipas mediave italiane, anëtarët e “Club Napoli” të Luksemburgut kanë ndjekur stërvitjen e fundit të kombëtares shqiptare vetëm me qëllimin për të takuar Hysajn dhe për të bërë disa foto me të.
Fotove me tifozët e Napolit nuk u ka shpëtuar as trajneri Gianni De Biasi.


KOHA JONË SONDAZH

