Tifozët e Realit tërbohen me Hazard, bëri gallata me lojtarët e Chelsea-t pas eliminimit
Verën e 2019-ës Reali i Madridit shpenzoi plot 120 milionë euro për të sjellë në kryeqytetin spanjoll fantazistin belg Eden Hazard, i cili deri tani nuk ka arritur të justifikojë për asnjë moment investimin.
Fantazisti belg ka acaruar së tepërmi fansat e Realit të Madridit, pasi në përfundim të ndeshjes në “Stamford Bridge”, ku Chelsea eliminoi Los Blancos nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, u pa të qeshte e bënte shaka me ish shokët e skuadrës.
Reagimet e tifozëve në rrjetet sociale kanë qenë mjaft të ashpra, pasi e kanë cilësuar të padrejtë sjelljen e futbollistit të tyre, që nuk dukej aspak i shqetësuar apo i mërzitur nga eliminimi prej kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Eden Hazard couldn't help but be happy for his former club 🔵
(🎥: @btsportfootball)pic.twitter.com/xrCdFTG4BW
— B/R Football (@brfootball) May 5, 2021
KOHA JONË SONDAZH

