Tifozët në futboll nuk lejohen, por Brataj jep këtë justifikim për mitingun e PS-së në Elbasan!
Skënder Brataj, Kreu i Emergjencës Kombëtare i ftuar në “ABC News” ka folur për fushatat politike që Partia Socialiste ka bërë në stadiume, ditët e fundit. I pyetur nga gazetarja se përse nuk lejohen tifozët e futbollit në stadiume dhe lejohen militantët për fushatë, Brataj është përgjigjur se partitë politike i kontrollojnë njerëzit, ndërsa në ndeshjet e futbollit nuk ka se kush t’i kontrollojë tifozët e futbollit që duan të ndjekin skuadrën e tyre.
“Partitë politike janë në gjendje të kontrollojnë militantët e tyre, por tifozët nuk i kontrollon njeri në stadium. Nëse qëndrojnë në distancë njerzit siç është në këto fushatë elektorale nuk është problem”, u shpreh Brataj.
Në Shqipëri prej më shumë se një viti, tifozët nuk lejohen të futen në stadiume. Qeveria refuzoi kërkesën e FSHF-së për të patur tifozë në sfidën ndaj Anglisë, ndërsa për fushata politike stadiumet nëpër Shqipëri janë pothuajse plot.
KOHA JONË SONDAZH

