Tigres shkatërron Futura Dent 6–1/ Rikthim në stil kampioni!

Etis Hysa
Etis Hysa

Pas humbjes zhgënjyese në javën e parë ndaj skuadrës Barrikada, ndonëse udhëhiqte 2–0, Tigres është rikthyer fuqishëm këtë javë me një fitore të thellë 6–1 ndaj Futura Dent, duke treguar karakter dhe reagim të menjëhershëm.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, dhe ishte Markeljan Ozuni ai që zhbllokoi rezultatin pas një driblimi të bukur dhe një goditjeje të saktë nga jashtë zone. Futura Dent arriti të barazojë në minutën e 20-të, por Jur Gjika riktheu avantazhin për Tigres me një gol të bukur, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer në këtë fillim sezoni. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2–1 për Tigres.

Fc tigres vs Futura dent |6 - 1 | 14.10.2025

Në pjesën e dytë, spektakli vazhdon. Klejdi Tola u rikthye tek goli me një dygolësh të shpejtë, duke i dhënë qetësi dhe epërsi ekipit. Në minutat e fundit, Eugert Bardhollari dhe Sentiljano Gjika vulosën rezultatin me dy gola të tjerë, duke e çuar shifrën në 6–1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore bindëse, Tigres dërgon një mesazh të qartë për rivalët: pasojat e humbjes së parë janë lënë pas dhe ekipi duket më i bashkuar dhe më efikas se kurrë.
Atmosfera në skuadër është entuziaste dhe pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme janë të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama
Etis Hysa

Etis Hysa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?