FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana bën goditjen e parë në merkato, blen kartonin e sulmuesit të njohur

Skuadra e Tiranës ka blerë kartonin e Taulant Seferit, i cili deri më tani ka qenë në formë huazimi nga Young Boys. Seferi ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me klubin bardheblu duke qenë një përforcim mjaft i mirë për sulmin e Tiranës. Ky është zyrtarizimi i parë i sezonit për klubin bardheblu, duke e nisur konfirmimin nga sulmi.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e parë të sezonit 2021/2022. Lojtari Taulant Seferi i huazuar në 6 mujorin e fundit të sezonit që lamë pas nga skuadra zvicerane Young Boys tashmë do të jetë përfundimisht pjesë e jona edhe për 3 sezonet e ardhshme.

Pas negociatave intensive me klubin YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit. I urojmë suksese në këtë rrugëtim”, shkruhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?