Tirana e 17-vjeçarëve, kampione e Shqipërisë

Nëse ekipi i parë i Tiranës po kalon një nga periudhat më të errëta të historisë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ekipet e grupmoshave. Skuadra e 17-vjeçarëve mbajti lart nderin e klubit bardheblu pasi u shpall kampione e kësaj kategorie pas një ndeshjeje emocionuese në finalen kundër Akademisë së Futbollit. Të rinjtë e drejtuar nga Sulejman Mema arritën të triumfonin në ndeshjen e luajtur në “Selman Stermasi” vetëm pas lotarisë së 11-metërshave.

Një ndeshje shumë e luftuar ajo ndaj Akademisë së Alban Bushit, madje Tirana rrezikoi jo pak herë të pësonte një gol që mund ta kishte komplikuar situatën. Pjesa e dytë, ashtu si e para tregoi ekuilibër të plotë mes dy skuadrave që tentuan të shkonin në zonat kundërshtare me pak forca, duke u kujdesur më shumë për të mos e humbur këtë sfidë. Pas 80 minutave lojë nën diellin përvëlues dhe lodhjes që u ndie gjatë minutave të fundit, fati i titullit kampion do të vendosej nga pika e bardhë ku bardheblutë triumfuan 4-2.

11 metërshin vendimtar të takimit e gaboi Hasderraj i Akademisë, ndërsa në krahun tjetër Tirana nuk gaboi duke triumfuar dhe duke reflektuar ecurinë e shkëlqyer të këtij sezoni që e mbylli në vendin e parë të Grupit A me 3 pikë më shumë se Adademia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?