FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana fiton derbin ndaj Vllaznisë me një gol të Bathës (VIDEO)

Tirana nuk ka ndërmend që të ndalet, teksa ka arritur që të marrë një fitore minimale 1-0 në derbin ndaj Vllaznisë. Bardheblutë triumfuan me vetëm një goditje në portë ndaj Vllaznisë, falë një goli të Idi Bathës, në një përballje që ishte deri diku e mërzitshme për numrin e rasteve të krijuara, sidomos në pjesën e parë, por që Vllaznia nuk meritonte kurrsesi ta humbiste.

Në të 74-t, Batha shënon për Tiranën nga goditja e dënimit, topi kalon gjithë pasqyrën e portës dhe shkon në rrjetë. Në të 80-tën nderpritet për shkak të mungesës së ambulancës.

Vllaznia pati qarkullim, por jo rrezikshmëri deri në fund, duke mos arritur të shmangë dot humbjen e 7-të në këtë kampionat e duke zbritur në -2 nga kreu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?